Lichtsteineri kalon tek Arsenali

05 qershor 2018 | 16:43

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Stephan Lichtsteiner ka kaluar zyrtarisht tek Arsenali si lojtar i lirë.

Zvicerani ishte pjesë e Juventusit në sezonet e fundit. Ai ka pasur 250 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”. Për Arsenalin, Lichtsteiner do të bartë fanellën me numrin 12. Ai është transferimi i parë i Arsenalit në epokën e Unai Emeryt.

“Stephan sjell eksperiencë dhe lidership në skuadër. Ai është lojtar me kualitet të lartë dhe me qëndrim pozitiv e i vendosur. Stepkan do të na përmirësojë brenda dhe jashtë fushe”, ka thënë Emery.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka…