Ligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale shkon në Qeveri

22 janar 2018 | 11:36

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka konsideruar çështje procedurale, dërgimin në Qeveri të iniciativës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit , ka thënë se tashmë Qeveria e Kosovës do ta jap versionin e saj pasi kjo nismë u është lënë në dorë ekzekutivit.

“Kemi vepruar në bazë të Rregullores së Kuvendit. Iniciativa e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është dërguar për mendim të Qeverisë. Kjo është e tëra që mund të them. Përndryshe qëndrimet politike i kemi dhe askush nuk pati nevojë të lëshoi mbledhjen”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka informuar kabinetin qeveritar për…