Limaj: Dhënia e 53 milionëve për “Bechtel & Enka”-n është për shkak të keqmenaxhimit

13 qershor 08:57

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se dhënia e 53 milionëve për konsorciumin “Bechtel & Enka” është për shkak të keqmenaxhimit.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se duhet të tregohet deri në fund se çfarë ka ndodhur me kontratën.

“Është një situatë e keqmenaxhimit. Ky dëm nuk është i kësaj qeverie për faktin se jemi duke shikuar për kërkesat dhe nevojat e qeverisë së kaluar do të thotë se diçka ka ndodhur rrugës. Pas marrjes së detyrës së ministrit Lekaj është vërejtur se aty ka pasur qeveria e kaluar në mosrespektimin e disa afateve kontraktuale”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, duhet të tregohet deri në fund se çfarë ka ndodhur me 53 milionë euro.

“Do të duhet edhe më tepër që nga kjo çështje të informohet dhe opinioni, të tregohet deri në fund se çfarë ka ndodhur me ato 53 milionë. Por, në tërësi arsyeja përfundimtare është keqmenaxhimi”, ka shtuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me…