Limaj kujton “Epopenë e Dukagjinit” dhe 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s

24 mars 2021 | 12:22

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar 23-vjetorin e betejës së “Epopesë së Dukagjinit” dhe 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s.

Limaj ka thënë se pa 24 marsin e vitit 1998, nuk do të ndodhte as 24 marsi i vitit 1999, një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë, dita e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.

“Ne, në çdo moment u jemi tejet mirënjohës miqve tanë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shteteve evropiane që mundësuan ndërhyrjen e NATO-s, në mbështetje të popullit tonë dhe luftës çlirimtare të UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot, me krenari kujtojmë e shënojmë 23 vjetorin e betejës së shpresës, betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, e njohur si Epopeja e Dukagjinit, e cila çoi Kosovën drejtë lirisë.

Pa 24 marsin e vitit 1998, nuk do të ndodhte as 24 marsi i vitit 1999, një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë, dita e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.

24 marsi i vitit 1998 është veç fillimi i atij zgjerimi të madh për të çuar deri në fund amanetin e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ne, në çdo moment u jemi tejet mirënjohës miqve tanë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shteteve evropiane që mundësuan ndërhyrjen e NATO-s, në mbështetje të popullit tonë dhe luftës çlirimtare të UÇK-së.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për Kosovën e lirë! FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së…