Limaj kujton vëllëzërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, thotë se trasuan rrugën e lirisë së Kosovës

17 janar 2020 | 10:57

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar vëllëzërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 38-vjetorin e vrasjes se tyre.

Kreu i Nismës i ka vlerësuar lart për kontributin e tyre si tre veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare.

“Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.

Limaj më tutje thotë se ndonëse kanë kaluar 38 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët.

“Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, ka dorëzuar dorëheqjen, për shkak…