Limaj në Pejë: Dukagjinit i duhet koncepti socialdemokrat i Nismës

07 korrik 2019 | 23:37

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur një takim të dielën me strukturat e kësaj partie në Pejë.

Ai ka thënë se koha ka dëshmuar se sa ka qenë i nevojshëm themelimi i një subjekti politik i cili ofron dhe bashkon njerëz.

“Nisma tanimë është kthyer në zëdhënës të atyre që nuk i mbron askush, prandaj Kosovës, dhe Dukagjinit i duhet koncepti socialdemokrat i Nismës dhe në këtë drejtim ne presim bashkëpunim të ngushtë të degëve tona në Dukagjin dhe forcim të Nismës në këtë pjesë të vendit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka dalë përpara…