Limaj ngushëllon familjen Thaçi: Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare

16 mars 2025 | 23:56

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me dhimbje të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi.

“Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda. Shto këtu edhe betejën e fundit të presidentit Thaçi në Hagë ai pothuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave që i solli jeta”.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe mikun tim Hashim Thaçi. Prehu në paqe, baca Haxhi!”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vdekjen e babait të ish presidentit Hashim Thaçi ka…