Limaj: Nisma është faktor vendimtar në proceset politike

03 qershor 2018 | 20:13

Nisma Socialdemokrate po vazhdon me mbajtjen e Kuvendeve të Punës. Partia e Fatmir Limajt ka mbajtur një Kuvend të tillë në bastionin e saj në Malishevë.

Kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, ka thënë se kanë ardhur në Malisheve për të shprehur mirënjohje dhe respektin për punën dhe kontributin që kanë dhënë të gjithë anëtarët e simpatizantët e Nismës në Malishevë.

“Rezultatet e arritura flasin vet. Jemi në një degë e cila që nga fillimi nuk njeh tjetër asgjë veç fitores së Nismës. Njerëzit e Malishevës ia kanë dhanë besimin Nismës dhe ja ku jemi sot. Vizioni dhe projekti ynë politikë këtu zbatohet tash e pesë vite”, ka thënë Limaj të dielën në Malishevë.

Më tutje, Limaj ka thënë se në fillim njerëzit kanë pasur parashikime e prognoza jo fort të mira për Nismën.

Ai ka thënë se të gjitha ato prognoza janë demantuar falë mbështetjes se qytetarëve të Malishevës dhe krejt Kosovës.

“Falë përkushtimit e vendosmërisë dhe besimit në këtë projekt, Nisma Socialdemokrate është sot këtu dhe përkushtimi ka filluar në degën e Malishevës. Sot, Nisma është faktor vendimtar në proceset politike dhe dua t’i falënderoj të gjithë atyre burra e grave të cilët vendosen të japin çdo gjë për të fituar ky projekt. Kemi ardhur në një moment kur duhet të kalojmë në një fazë tjetër si në aspektin organizativ ashtu edhe në atë politikë”, ka shtuar Limaj.

E, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se arsyeja pse Nisma është fuqizuar pas zgjedhjeve lokale dhe qendrore është kontributi nga ana i aktivisteve në gjithë Kosovën e veçanërisht në Malishevë.

“Ne jemi parti e re krijuar në rrethana të lirisë dhe pavarësisht, por në rrethana politike jo të lehta. Prandaj, pushteti komunal që po ndërtohet që dy mandate në Malishevë dhe po udhëhiqet nga Nisma është një pasqyre e mirë e qeverisjes tuaj dhe qeverisjes tonë. Që Nisma të jetë në qeveri dhe t’i ketë këto poste është meritë e madhe dhe kontribut i juaji. Është një kontribut i cdo votuesi të Nismës, por kontributi juaj është i veçantë dhe duhet të ndjeheni mirë secili nga ju”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gjetur ditën e sotme trupi i pajetë i 20-vjeçarit…