Limaj: Nisma po angazhohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

07 qershor 2018 | 18:27

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar edhe të enjten me mbajtjen e Kuvendeve të Punës.

Partia e Fatmir Limajt ka mbajtur Kuvendet e Punës në Degën e Mitrovicës dhe Leposaviqit.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se anekënd Kosovës, Nisma është kthyer në një subjekt shprese dhe mundësie për qytetarët e Kosovës.
Limaj ka thëne se përkushtimi i aktivistëve të Nismës ka bërë të mundur që kjo parti të kalojë suksesshëm shumë sfida për të ardhur këtu ku është.

Ai ka theksuar se kur ka dalë Nisma në skenën politike në vend kanë qenë dy filozofi politike, njëra, e cila siç thotë Limaj mashtron njerëzit përmes premtimeve dhe filozofia tjetër politike, ka qenë ajo e sharjes dhe e nxitjes se përçarjes mes njerëzve.

“Në mes të këtyre dy rrymave që ishin në tregun politikë, ka hyrë fryma jonë dhe nuk ka qenë lehtë. Ne besojmë se kjo është rruga që i duhet vendit. Ofrimi i njerëzve dhe konkurrimi me ide e projekte. Ne vazhdojmë të besojmë fuqishëm së në politikë duhet të ketë moral. Pa njerëz të mirë nuk ka politikë njerëzore. Ne nuk kemi kohë të merremi më të tjerët, ne nuk merrem me gjëra të kota e mashtrime. Energjitë tona i kemi drejtuar në atë se si t’i zgjedhim problemet e njerëzve tanë”, ka thënë Limaj në Mitrovicë.

Më tutje, Limaj ka folur edhe për rolin e Nismës Socialdemokrate në skenën politike në Kosovë.

“Roli i Nismës ka qenë urë bashkëpunimi mes forcave politike. Jemi marrë me tema të mëdha nacionale të cilat janë dukur të pazgjidhshme. Ne ndihemi krenar që kemi dhënë kontribut për liberalizimin e vizave, proces ky i cili presim të ndodhë në fund të vitit”, ka shtuar Limaj.

Limaj i cili mban edhe postin e zëvendëskryeministrit ka thënë se Nisma është i vetmi subjekt politik i cili nuk premton.

Ai ka thënë se katër zotimet e Nismës të dhëna në fushatën elektorale janë pjesë e programit qeveritar dhe po zbatohen nga ana e ministrive përkatëse.

Hysni Ahmeti, kryetar i Degës së Nismës në Mitrovicë ka thënë se vizoni socialdemokrat i Nismës po shtrihet çdo ditë e më shumë në çdo cep të Mitrovicës.

Ai ka thënë se qytetarët e kësaj komune po e përqafojnë konceptin socialdemokrat të Nismës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka…