Limaj: Nuk lejojmë të fyhet shteti i Kosovës, taksa hiqet kur Serbia ta njeh pavarësinë tonë

03 dhjetor 2018 | 22:47

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për vizitën e komisionerit Johannes Hahn në Kosovë. 

Limaj thotë se kjo vizitë ka qenë i planifikuar të ndodhe vendosjes së taksës. 

Sipas tij përveç diskutimeve për integrimet europiane, temë e pakalueshme ka qenë vendosja e taksës. 

Ai ka thënë se takimi i sot në ambientet e qeverisë ka qenë rast i mirë për ta njoftuar edhe njëherë komisionerin Hahn pse Kosova ka vendosur një masë të tillë.

Limaj ka thënë se kjo taksë mund të hiqet kur të arrihet një marrëveshje për njohje reciproke mes dy vendeve.

“Bashkimi Europian është i interesuar të gjejë rrugë me ardhe deri të zgjidhja. Kjo masë nuk është në vizionin e Kosovës dhe as të BE-së, sepse ideja është unifikimi e bashkëpunimi, por në këtë pjesë të rajonit kemi një situatë jonormale e cila kërkon zgjidhje. Janë dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën. Serbia përdor gjithë mekanzimin me shkatërru Kosovën dhe në një situatë të tillë ne kemi marrë masa vetëmbrojtëse. Koha ka ardhur të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse kur dy shtetet e njohin njëra tjetrën. Qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedoje për të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe si përfundim njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka thënë Limaj për televizionin publik.

Ai ka thënë se veprimi për taksën është në mbrojtje të sigurisë nacionale. 

Ai ka thënë se në logjikën ekonomike është absurde të ketë barriera, por situata mes dy vendeve është thuajse armiqësore.

Serbia, sipas Limajt, ka tentuar të bëj panik, por ka dështuar në këtë pikë.

Limaj ka thënë se nuk mund të lejohet me të ofendohet dhe fyhet shteti i Kosovës.

“Edhe po e dua tregun tuaj edhe nuk po ju njoh. Edhe po e dua tregun tuaj dhe po punoj t’ ju shkatërroj nuk shkon kështu. Ne jemi të hapur”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq e ka fituar ‘Topi e Artë’ pas një…