Lirim Grajçevci, ambasador në Holandë

07 gusht 2018 | 14:05

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grajçevci është emëruar ambasadori i ri i vendit tonë në Holandë.

Në këtë pozitë, Grajçevci vjen pasi ambasadorja e deri tanishme e Kosovës në Hagë, Vjosa Dobruna ka përfunduar mandatin e saj atje.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur dje në një takim mirënjohës Vjosa Dobruna, për ta falënderuar për punën e deri tashme që ka bërë ajo.

Lirim Grajçevci, ishte këshilltar politik i kryeministrit Hashim Thaçi dhe anëtarë i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë. Deri tash ka mbajtur pozitën e ambasadorit të Kosovës në Londër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur…