Lista Serbe sot vendos për pjesëmarrjen në seancën për shpërndarjen e Kuvendit

21 gusht 2019 | 11:57

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë me dije se do të vendosin sot nëse do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku është paraparë votimi për shpërndarjen e këtij organi më të lartë legjislativ.

Simiqi ka thënë për “TV Prva” se nuk mund të parashikohet me siguri nëse Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet nesër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Jeton Zogiani sot ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë…