Lista Serbe: Trajkoviq po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

26 shkurt 22:49

Subjekti politik Lista Serbe i ka reaguar ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, i cili tha për presidentin serb Aleksandar Vuçiq se “është ulur ballë përballë me të arratisurin, Milan Radojqiq.

Kjo parti, nëpërmjet Twitter-it, ka thënë se Trajkoviq po mbron vetëm interesat e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, si dhe njerëzve rreth tij, përcjell Gazeta Express.

“Të gjithë sot flasin për një foto të Vuçiqit të mëhershëm, por kjo foto e Vuçiqit është shumë më interesante për mua, duke qëndruar ballë për ballë me të arratisurin nga drejtësia, z. Radoičić”, thuhet në postim të ish-deputetes së Kosovës.

“Normalisht, të dy janë pa maskë, kështu që vërehen lehtësisht”, shtoi tutje ajo.

“Ne e mbrojmë presidentin tonë sepse i besojmë atij, ashtu si na beson ai neve. Ju po mbroni interesin e Kurtit dhe njerëzve rreth tij, duke pritur lëmoshë për të cilën do të shisnit interesat e serbve”, iu kundërpërgjigj Lista Serbe në atë postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pak ditë e javë na ndajnë nga muaji i…