Liverpooli e dëshiron yllin e Milanit

01 mars 2023 | 13:44

AC Milan nuk gjen qetësi me Rafa Leaon. Si të mos mjaftojë fakti që oferta e fundit nuk bind plotësisht portugezin, admiruesit në drejtim të tij sa vijnë e shtohen.

Të radhës që dalin në skenë për të siguruar shërbimet e sulmuesit janë të kuqtë e Jurgen Klopp. Liverpooli e ka përfshirë Leaon në listën e dëshirave, pjesë e revolucionit që po projektojnë në përfundim të këtij sezoni.

Nëse Leao nuk rinovon kontratën e tij brenda këtij sezoni, në verë Milani pritet ta nxjerr në shitje, pasi nuk dëshirojnë ta humbasin falas, në një kohë kur kontrata e tij ekzistuese përfundon në 2024.

Sigurisht që Liverpooli nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri financiare, për këtë arsye dëshirojnë të përfshijnë në negociata Luis Diaz, për të ulur koston e këtij transferimi të mundshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mot jostabil ditëve të ardhshme, kohëpaskohe mundësi për reshje të…