Liverpooli, favorit në garë për Wernerin
10 shkurt 2020
| 11:39
Anëtari i Leipzigut, Timo Werner, ka shkëlqyer në Bundesliga, duke mos pasur telashe ta gjejë rrugën e golit, duke tërhequr kështu vëmendje nga shumë skuadra të mëdha evropiane.
‘The Athletic’ bën të ditur se Liverpooli është skuadra favorite për të nënshkruar me sulmuesin gjerman. Jurgen Klopp është i vendosur që të shtojë një sulmues në skuadër dhe 23-vjeçari është lojtari që prin në listën e dëshirave.
Werneri, i cili është edhe në radarin e Chelseas e Bayern Munichit, ka shënuar 20 gola në 20 ndeshje të Bundesligas këtë sezon.