Liverpooli mund të mbetet pa titull, klubet refuzojnë të kthehen në kampionat

14 mars 2020 | 12:02

Premier League mund të mbyllet pa asnjë fitues këtë sezon. Drejtuesit e ligës vendosën që kampionati të ndalet për të mirën e të gjithëve, pasi koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe.

Drejtuesit e klubeve mund të refuzojnë të rikthehen në kompeticion. Pushimi i gjatë bën që lojtarët të humbasin formën e tyre dhe të mos jenë në gjendjen e tyre optimale.

“Daily Mail” është media e parë që ka ngritur alarmin për diçka të tillë. I humburi i madh nga e gjithë kjo situatë është Liverpooli që ishte vetëm 3 fitore larg titullit kampion.

Një tjetër arsye është edhe fakti që ka 69 lojtarë të Premier League pa kontratë më 30 qershor, gjë që ngre çështje të mëtejshme mbi integritetin sportiv teksa ata kanë arritur marrëveshje me klube të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë një seancë të…