Liverpooli mund të shkoj larg në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve

14 shtator 2018 | 17:45

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka hedhur poshtë zërat se ai do të sakrifikojë Ligën e Kampionëve për të triumfuar në Premier Ligë këtë sezon, duke parë startin e mirë të kampionatit që skuadra e tij ka bërë, duke i fituar të katërta takimet e deritanishme.

“Unë e di që është e vështirë të jesh kompetitiv në të dyja këto turne, por unë nuk do të sakrifikoj njërin për të fituar tjetrin. Të shohim se si do të shkojnë gjërat në Premier deri në shkurt-mars dhe më pas do të mendojmë. Kemi një ekip të mirë, që mund të shkojë larg në të dyja këto turne edhe pse titulli kampion mbetet përparësi për ne”, ka thënë Klopp, raporton “Telesport”.

Liverpooli u mund 3-1 në finalen e vjetshme të Ligës së Kampionëve duke dalë duarbosh, ndërkohë që edhe në Angli nuk fitoi asnjë trofe sezonin e fundit, ndaj këtë sezon pritet diçka më shumë nga ekipi i “reds”. Në prag të ndeshjes ndaj Tottenham, trajneri gjerman shton: “Do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Tani po përgatitemi për sfidën ndaj Tottenham dhe më pas do të mendojmë për ndeshjen e Ligën e Kampionëve”.

Vjet, Liverpool eliminoi Manchester City në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, por në Premier e mbylli kampionatin 25 pikë pas skuadrës së “qytetarëve”, që u shpall kampione. “Detyra jonë është të paraqitemi sa më mirë në të gjitha ndeshjet. Për momentin do t’i respektojmë të gjitha turnetë ku luajmë, jo vetëm këto të dyja. Vjet u fokusuam te të dy këto turne dhe shkuam deri në fund. Unë e kuptoj që do të ketë edhe rotacion në formacion, për të shkuar sa më larg të jetë e mundur”, ka deklaruar Klopp.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur  të…