Liverpooli ndalet në barazim ndaj Brentfordit
25 shtator 2021
| 20:54
Liverpooli nuk përfiton nga ndalesa e Chelsea dhe United për t’u arratisur me më shumë pikë në krye. Të Kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 3-3 ndaj të sapongjiturve në elitën e futbollit anglez këtë sezon, Brentfordit.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Pinnock në minutën e 27-të, por Liverpooli do të barazonte shumë shpejt me Digo Jotën. Në fillimin e së dytës Salah kaloi Të Kuqtë në avantazh, por pak minuta më pas Janelt e barazoi sërish.
Ekipi i Klopp gjeti golin e tretë me Curtis Jones, por nuk ishte e mjaftueshme, pasi Brentdord do të barazonin me Wissa. Një barazim 3-3, që dhuroi shumë emocione. Liverpooli ndërkohë ngjitet në krye me 14 pikë, një më shumë se City, Chelsea, United dhe Everton.



