Liverpooli ndalet nga Crystal Palace

25 shkurt 2023 | 23:07

Ka përfunduar me rezultat 0-0 ndeshja në mes të Crystal Palace dhe Liverpool. Me këtë barazim, Liverpool ngritët në pozitën e shtatë me 36 pikë derisa Crystal Palace është në vendin e 12 me 27 pikë.

Liverpool ka barazuar në Selhurst Park ndaj Crystal Palace për t’u kthyer në shtëpi me një pikë.

Diego Jota pati rastin në e parë në ndeshje në minutën e 19-të te ndeshjes, por portieri nuk arriti që të ndalojë pritjen e tij. I njëjti lojtar pati një rast tjetër katër minuta më vonë e ku goditja me kokë e tij përfundoi afër shtyllës së majtë.

Crystal Palace ishte afër shënimit të golit me Marc Guehi (25’) i cili bëri një krosim brenda zonës që rezultoi shumë afër portës së Liverpool.

Jean-Philippe Mateta (42’) mori një top të mirë në zonë por që topi përfundoi mbi shtyllë. Mohamed Salah (49’) i cili bëri një pasim të saktë brenda zonës derisa topi goditi shtyllën.

Minutat në vazhdim ishin të qeta dhe si duket dy skuadrat u pajtuan me barazimin dhe me nga një pikë. Ndeshjen e ardhshme në Premier Ligë, Liverpool e luan në Premier Ligë kundër Wolves në Anfield.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e…