Liverpooli nxjerr në shitje Xherdan Shaqirin

31 maj 2021 | 10:35

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet me skuadër të re. “Liverpool Echo” ka raportuar se nga “Anfieldi” pritet të largohen 11-të futbollistë, në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri.

Përveç Shaqirit, krerët e klubi anglez thuhet se janë duke menduar edhe shitjen e Marko Grujic, Divock Origi, Harry Wilson, Takumi Minamino, Taiwo Awoniyi, Loris Karius dhe Ben Woodburn.

“Të Kuqtë” planifikojnë që nga shitja e tyre të mbledhin së paku 80 milionë euro, të cilat mund t’i përdorin pastaj për ta përforcuar skuadrën me transferime të reja. Kujtojmë se nga Liverpooli do të largohet edhe Georginio Wijnaldum, i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…