Liverpooli siguron vendin e parë, kualifikohet edhe Napoli

10 dhjetor 2019 | 20:54

Kampionia në fuqi e Evropës, Liverpooli e ka siguruar pozitën e parë në grupin E, pasi e mposhti me rezultat 0-2 Salzburg.

Liverpooli realizoi dy gola brenda dy minutave në pjesën e dytë për të marrë tri pikët e plota në ndeshjen e fundit në grup, derisa golat i realizuan Naby Keita dhe Mohamed Salah.

Napoli shënoi fitore ndaj Genkut me rezultat 4-0. Tre gola i realizoi Arkadiusz Milik, kurse një tjetër e shtoi Dries Mertens.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Porti i Antwerpit në Belgjikë është një nga më të…