Liverpoooli ofron 200 milionë euro për Mbappen

07 korrik 2023 | 14:59

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë e paqartë. Sulmuesi ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta rinovojë kontratën me PSG-në që i skadon qershorin e ardhshëm dhe klubi duhet ta shesë për të mos e humbur me kosto zero pas një viti.

Për kampionin e botës interesohet prej kohësh Real Madrid, por duket se tani është futur në garë edhe një klub tjetër. Sipas Edu Aguirre, gazetar i El Chiringuito, Liverpooli duket se është gati të bëjë çmenduri për ta marrë kampionin francez.

Në fakt, flitet për 200 milionë euro; ofertë marramendëse për t’i dhuruar Jurgen Kloppit një lojtar që mund të ndryshojë plotësisht ekuilibrat e Premier Ligë sezonin e ardhshëm. Të Kuqtë, pas vështirësive të sezonit të kaluar, synon të kthehet në luftë për titullin dhe është e qartë se me një lojtar si Mbappe shanset për të fituar titullin janë shumë më të mëdha. Problemi mund të jetë Evropa.

Liverpooli, siç dihet, do të luajë në Evropa Ligë dhe ka shumë mundësi që Mbappe të dojë të qëndrojë në Ligën e Kampionëve, gjë që ia ofron një ekip si Real Madrid. Situata Mbappe mund të zhbllokohet nga një moment në tjetrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Lajçi, ishte mysafir në…