Lladrovci në 5 vjetorin e shpalljes së Mimi Kodhelit “Qytetare nderi” e Drenasit uron që ajo të bëhet Presidente!

13 maj 2022 | 20:38

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në pesë vjetorin e shpalljes së Mimi Kodhelit “Qytetare nderi” e Drenasit, i ka uruar asaj që të bëhet Presidente.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Para 5 vitesh, Asambleja e komunës së Drenasit, aprovoi njëzëri kërkesën time për t’ju shpallur “Qytetare nderi”, znj. Mimi Kodheli.
Nga ajo kohë, si Ministre e Mbrojtjes, si deputete, si kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme e Kuvendit të Shqipërisë dhe nënkryetare e Asamblesë së NATO-s, Ju znj. Mimi na bëni krenar.
Në këtë pesë vjetor, si “Qytetare nderi” e Drenasit, urojmë që Ju të bëheni Presidente e Shqipërisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia izraelite ka sulmuar mjediset e një spitali të Jerusalemit,…