Llapi e fundos edhe më shumë Drenicën

09 prill 2023 | 17:31

Llapi ka triumfuar ndaj Drenicës, me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Serinë e golave e nisi Gerhard Progni, në minutën e 6’. Pak para se të përfundonte pjesa e parë Alef Firmino e dyfishoi epërsinë e vendasve.

Në pjesën e dytë, Festim Alidema e trefishoi epërsinë e llapianëve, në minutën e 81’. Katër minuta më vonë Albion Kurtaj e vulosi fitoren e Llapit për rezultatin përfundimtar 4-0.

Llapi pas fitores kalon në pozitën e katërt me 39 pikë, pas 28 ndeshjeve, teksa Drenica në pozitën e fundit me 23 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën Kina filloi manovrat ushtarake pranë Tajvanit në kohën…