Llapi transferon sulmuesin nga Shqipëria

15 qershor 2019 | 15:08

Skuadra e Llapit ka transferuar një tjetër lojtar, kësaj radhe duke përforcuar fazën e repartit të sulmit.

Është Sebino Plaku ai që ka arritur marrëveshje një vjeçare me skuadrën nga Podujeva.

Plaku është 34 vjeçar dhe me përvojën e tij pritet t’i ndihmojë jashtëzakonisht shumë skuadrës së Batatinës.

Njoftimi i plotë “KF Llapi”:

 Llapi ka arritur të siguroj shërbimet e njërit ndër sulmuesit më të mirë dhe më me përvojë në Shqipëri, i cili ka edhe karrierë ndërkombëtare, Sebino Plaku do jetë risia e radhës në klubin tonë për edicionin e ri 2019/20. Sebino ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.

Sebino Plaku, 34 vjeç, i lindur më 20.05.1985 në Tiranë. Pozita e tij që luan është qendërsulmues. Pozitat tjera ku mund të luaj Sebino janë edhe sulmues i dytë apo edhe sulmues i krahut të majtë. Ka një karrierë shumë të ndritshme. Ai ka luajtur për shumë skuadra në Shqipëri dhe disa të tjera edhe jashtë vendit. Së pari Sebino ka luajtur për Partizanin e Shqipërisë. Ai ka pasur paraqitje shumë të mira tek Apolonia e Fierit ku ka realizuar 21 gola, tek Dinamo Tiranë(27 gola), Skënderbeu (13 gola), Kamza(13 gola) etj. Vazhdojmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka fituar vendin e…