Llapi vazhdon garën për titull, Ferizaj largohet nga zona e barazhit

05 maj 2019 | 18:01

Kanë përfunduar katër ndeshjet e javës së 30-të, në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi e vazhdon garën për titull me Feronikelin dhe Prishtinën, pasi sot e mposhti skuadrën e Trepçës ‘89 (4-1). Ahmet Januzi shënoi tre gola, kurse një tjetër e shtoi Behar Maliqi për fitoren e radhës të skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina, kurse të vetmin gol për mysafirët e realizoi Lassine Traore.

Fitore 3-1 ka shënuar edhe Ferizaj ndaj Lirisë. Këto tri pikë e largojnë skuadrën e Bylbyl Sokolit nga zona e barazhit. Mysafirët realizuan të parët nëpërmjet Diellor Beseni, në minutën e 21-të. Në fund të pjesës së parë vendasit barazuan rezultatin 1-1, me golin e shënuar nga Ermal Krasniqi. Në minutën e 77-të, Dardan Çerkini realizoi për rezultatin 2-1. Mysafirët nga Prizreni nga minuta e 82-të luajtën pa një lojtar pas me karton të kuq u ndëshkua Ragip Thaqi. Vendasit e realizuan edhe një gol në fund të ndeshjes.

Fitore si mysafir ka realizuar Flamurtari ndaj Gjilanit (0-1), sikurse edhe Ballkani ndaj KEK-ut (0-3).

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën nëntë civilë janë vrarë në bastisjet ajrore të…