Llapi zyrtarizon Suad Sahitin

21 shkurt 2023 | 20:38

Llapi është përforcuar edhe zyrtarisht me ish-reprezentuesin e Kosovës, Suad Sahitin. 28-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare e gjysmë me klubin llapjan, njofton faqja zyrtare e Llapit.

“Ish-reprezentuesi i Kosovës, Suad Sahiti nënshkruan për 1 vit e gjysmë me Llapin. Klubi futbollistik Llapi njofton se Suad Sahiti është përforcimi më i ri i Llapit. 28-vjeçari ka firmosur sot kontratën që e mban lidhur me klubin deri në verën e vitit 2024”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.

Sulmuesi i djathtë ka eksperiencë të pasur në Greqi, Bullgari, Poloni e së fundmi në Kroaci, ku ishte pjesë e skuadrës së Sibenikut.

Sahiti në vitin 2014 iu bashkua skuadrës së Rabotniçkit në Maqedoni, kurse tri vite më pas u transferua në Shqipëri tek Skënderbeu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të…