Lluka takon organet përgjegjëse për sektorin energjetik të vendit

20 dhjetor 17:42

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka mbajtur të enjten takim me organet përgjegjëse për sektorin e energjisë në vendin tonë, gjegjësisht Korporatën Energjetike të Kosovës, KEDS, Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe KOSTT, ku ka kërkuar raportim rreth situatës energjetike në vend.

Në këtë takim u diskutuan masat të cilat duhet të merren për t’u parandaluar ndërprerjet e paplanifikuara si dhe u kërkua mobilizim që të kalohet sezoni dimërore pa probleme të mëdha.

Lluka u interesua të kuptojë nga KEDS-i dhe KOSTT-i zgjidhjen e disa shqetësimeve të cilat ai i ka marrë nga banorët e Fushë Kosovës, Suharekës dhe Prishtinës për ndërprerje të energjisë elektrike. Konstatimi i përgjithshëm ishte që situata energjetike është stabile në gjithë vendin dhe se ndërprerjet e vetme që mund të ndodhin janë për shkak të mbingarkesave në zona të caktuara në Kosovë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori 16-vjeçar i Borussia Dortmund, Rilind Hetemi, e ka shprehur…