Lojërat Mesdhetare shtyhen për një vit

01 prill 2020 | 12:01

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) dhe Qeveria e Algjerisë kanë marrë vendim për të shtyrë për një vit Lojërat Mesdhetare të Omanit.

Lojërat Mesdhetare Oran 2021, të parapara për t’u mbajtur në verën e vitit të ardhshëm, tani do të organizohen në vitin 2022.

Vendimi për shtyrjen është marrë pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit COVID-19, shkaku i së cilës u shtynë edhe Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat do të mbahen në verën e vitit 2021.

Datat e sakta të organizimit do të vendosen në ditët e ardhshme.

Kosova në Lojërat Mesdhetare ka katër medalje, tri të arta dhe një të argjendtë, të gjitha të fituara nga xhudo në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe…