Loriana ia siguron Kosovës edhe një medalje të artë

01 korrik 2022 | 17:51

Kosova e ka siguruar edhe një medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, që po mbahen në Algjeri.

Të premten ka shkëlqyer xhudistja Loriana Kuka që në finale e mposhti francezen, Chloe Buttigieg në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Kosova i kishte fituar edhe katër medalje tjera në xhudo, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën dhe me Flaka Loxhën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot mbledhjen…