Haradinaj mbledh Kryesinë e AAK-së, diskutohet për zhvillimet në vend

01 korrik 2022 | 17:40

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet në vend.

“Në mbledhjen konstituive të Kryesisë së AAK-së, mes tjerash u diskutua për situatën politike në vend, me theks të veçantë, rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Kryesia është informuar për takimin e përfaqësuesit të Aleancës për temën e vetingut, si dhe ka shqyrtuar gjendjen organizative në degët e Aleancës, organizatat e gruas dhe rinisë”, ka njoftuar AAK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka…