Lorik Cana me film autobiografik për jetën dhe karrierën

27 nëntor 2018 | 17:09

Jeta dhe karriera e Lorik Canës tashmë vjen si film autobiografik për publikun shqiptar.

Lajmin e ka dhënë ish-kapiteni i Shqipërisë në një postim në “Instagram”, ku zbulon se filmi do të jepet në kinema, në datën 5 dhjetor.

“Ky është posteri zyrtar i filmit ‘Lorik’, një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim, nga miku im Andi Deçka që më bindi para 2 vitesh rreth këtij projekti… Nuk ka qenë e lehtë, por besoj ia ke dalë Andi me gjithë partnerët që të kanë mbështetur. Transmetimi i parë, 5 dhjetor!”, shkruante ai.

“LORIK” filmi dokumentar, që mban emrin e tij, do të jetë një histori e treguar nga ai dhe njerëzit më të afërt, që do të rrëfejnë sekrete për karrierën dhe jetën private të kapitenit Cana.

Dihet që një prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ka shumëçka për të treguar. Dhe, dritëhijet mbi jetën dhe karrierën e tij po vijnë në filmin dokumentar të realizuar nga Andi Deçka.

Prej futbollistëve në dokumentar marrin pjesë Djibril Sise, sulmuesi i njohur francez që ka luajtur me Lorik Canën dhe ish-futbollisti George Haxhi e Pape Diouf.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjitha…