Luis Suarez afër kalimit në MLS
26 korrik 2022
| 12:04
Luis Suarez është më afër se kurrë të arrijë një marrëveshje për kalimin në MLS.
Ylli uruguaian është pa skuadër që prej kur kontrata e tij me Altetico Madrid ka skaduar.
Lojtari është në kërkim të një skuadre. MLS-ja është destinacioni më i përfolur tash e sa javë dhe së fundmi duket se ka avancime në atë drejtim.
Taylor Twellman ka raporton se Suarezi është shumë afër kalimit te skuadra e Los Angeles FC.
Suarezi do të ishte goditja e tretë e madhe e kësaj skuadre, pas Giorgio Chiellini e Gareth Bale.
Uruguaiani donte një skuadër që garon në “Play Off”, për të mos humbur ritmin para Kupës së Botës.



