Lulëzim Etemaj: Falja e gjaqeve u ideua nga studentët e UP-së

23 janar 2021 | 11:33

Me qëllim të përkrahjes së punës në fushën e studimit shkencor historiografik, i ftuar nga Instituti i Studimeve Sociale e Humanistike të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, për studentët e masterit u organizua një ligjëratë virtuale me tematikë Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë 1990-1991.

Ligjërues ishte Lulëzim Etemaj, njëri nga pesë studentët nismëtarë të pajtimit të gjaqeve në Kosovë.

Në fokus të ligjëtarës së Etemaj, ishin këta segment të pajtimit të gjaqeve:
-Si lindi idea e pajtimit të gjaqeve?
-Si edhi deri kyqja e plakut të urtë, profesor Anton Çettës dhe profesorëve të tjerë të UP-së?
– Si nisi aksionit dhe cilat ishin pajtimet e para?
– Si u shtri aksioni në të gjithë Kosovën dhe mori përmasat e një Lëvizjeje Gjithëpopullore?
-Tubimet masovike për faljen e gjaqeve, siç janë tubimi në Novosellë të Gjakovës dhe Zllakuqan, 15 prill 1990; tubimi në Bubavec, 26 prill 1990; tubimi te Verrat e Llukës, 1 maj 1990; tubimi në Çegran, 28 korrik 1990.
-Tri kuvendet e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, rrethanat e mbajtjes dhe disa nga vendimet e tyre.

Rezultatet e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve

“Numri i pajtimeve të arritura është 2511. Prej tyre, 1169 janë gjaqe; 477 plagë, ndërsa 865 është numri i ngatërresave
Emancipimi dhe avancimi i të drejtave të femrës shqiptare”, tha mes tjerash Lulëzim Etemaj.

Në fund, Etemaj u përgjigj në pyetjet e parashtruara nga studentët dhe nga ana e drejtorit të ISSH-së, prof. Ass.Dr. Arsim Sinani, u ftua që ta vizitojë në një të ardhme ISSH-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti nga diaspora, Arben Gecaj, i cili ishte kthyer nga…