Lumezi thotë se viktimat e krimit do të trajtohen me respekt dhe dinjitet

21 tetor 2019 | 12:38

Me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave” të hënën është shënuar 10-vjetori i Javës për të drejtat e viktimave të krimit.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se kanë forcuar moralin për respektimin e ligjit.

Ai ka thënë se moszbulimi dhe mosndëshkimi i krimeve, rrezikon përsëritjen e krimit.

“Dua t’i siguroj qytetarët e vendit që viktimat e krimit do të trajtohen me respekt dhe dinjitet. Nga gjithë ju prokurorët e shteti pres që t’iu shërbeni me dinjitet viktimave sa herë që paraqiten”, ka thënë Lumezi.

Më tutje, Lumezi ka thënë se duhet të punohet edhe më shumë në ngritjen e kapaciteteve, në mënyrë që këto viktima të mos pësojnë me fatalitet, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

Ndërsa kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka thënë se nga viti në vit është shënuar progres në këtë drejtim.

Sipas tij, Kosova nuk ka mungesë të legjislacionit, por si vend lëngon në zbatimin e saj.

“Si shtet duhet të ngrisim kapacitet që të parandalojmë këto raste, sepse nuk mjafton vetëm ndëshkimi. Duhet të pranojmë që lëngojmë në zbatimin e legjislacionit”, është shprehur Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e KRM “Ambienti” në Klinë kanë hyrë në grevë…