Lumir Abdixhiku: Kjo Qeveri është dorëzuar, koha e LDK-së po vjen

09 dhjetor 2023 | 12:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka thënë se ajo duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të Kosovës.

Abdixhku ka deklaruar se tashmë Qeveria e Kosovës është dorëzuar.

“Këtë kohë duhet ta shfrytëzojmë. Jo me arrogancë, jo me urrejtje, por me përafrim ndaj secilit. Edhe ndaj atyre që nuk mendojnë si ne. Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të popullit të Kosovës, që i përafron njerëzit më të zot të vendit, e që rrugëton me plot siguri drejt udhëtimit tonë origjinal euroatlantik”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka braktisur qytetarët e saj.

“Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës. Prandaj, njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vetë. E ne kemi nevojë për një qeveri që përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të vetë nuk e sheh si dorëzim, por si mirëkuptim i një fatkeqësie ekonomike”, deklaroi Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“7.500 euroshi” takohet me ambasadorin e Kosovës në Holandë, flasin…