Lumir Abdixhiku: Sot, festë për demokracinë

17 tetor 2021 | 10:31

Ka hedhur votën e tij kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në shkollën e mesme, “Faik Konica”, në Prishtinë.

Ai i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, tha se sot është festë për demokracinë.

“Uroj që kjo ditë të shkojë mirë dhe dua t’i falënderoj të gjithë të angazhuarit në KQZ që po bëjnë gjithçka çka është e mundur që kjo ditë demokratike dhe në veçanti t’i uroj 41 mijë votuesve të rinj, të cilët votojnë për herë të parë në një shoqëri të mirë e të mbarë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hedhur…