MacShane: Shpresoj që Hilli do ta vendosë një hartë të Kosovës së pavarur në zyrën e tij në Beograd

15 tetor 2021 | 14:42

Ish-ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis MacShane, e ka mirëpritur nominimin e Christopher Hill për ambasador të ShBA-së në Serbi. MacShane ka thënë se shpreson që Hilli do ta vendosë hartën e Kosovës së pavarur në zyrën e tij në Beograd.

MacShane e ka cilësuar si katastrofal samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që është mbajtur javën e kaluar.

“Shpresoj se ai do ta vendosë një hartë të qartë të Kosovës si shtet i pavarur në zyrën e tij. Pas katastrofës së samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor javën e kaluar, ndoshta presidenti Biden do të interesohet për ta gjetur rrugën përpara”, ka shkruar MacShane në llogarinë e vet në “Twitter”.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka nominuar diplomatin e njohur, Christopher Hill për ambasador të ShBA-së në Serbi. Hilli pritet që të konfirmohet nga Senati amerikan para se të marrë zyrtarisht detyrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e javës…