Malajzia llogarit në shqiptarin Lirdon Krasniqi

20 dhjetor 13:12

Liridon Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së famshme Kedah të Malajzisë. Kjo e fundit duket se po mendon që ta angazhojë në të ardhmen futbollistin e Kosovës në përfaqësuesen e vet.

Ai është në listën e Federatës së Futbollit të Malajzisë si kandidat potencial për ta veshur fanellën e këtij vendi. Kështu ka bërë me dije zëvendëskryetari i Federatës së Malajzisë, Datuk Yosoff Mahadi.

“Kemi një listë të lojtarëve të huaj që po i vëzhgojmë. Liridon Krasniqi është në listën tonë. Lista përbëhet nga lojtarë të huaj që kanë trashëgimi malajziane ose kanë luajtur në vend për katër apo më shumë vjet. Krasniqi është i etur për ta përfaqësuar Malajzinë. Nëse Krasniqi luan edhe një sezon në ‘M-League’, atëherë ai mund të jetë i kualifikuar”, ka thënë Yusoof për “nst”.com.my”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkon për darkë në një restorant dhe porosit një pjatë…