Malisheva kërkon të vazhdohet kampionati edhe në Ligën e Parë

19 maj 2020 | 23:03

Pas lejes nga Ministria e Shëndetësisë, Superliga e Kosovës pritet të fillojë në qershor. Klubet e Superligës janë lejuar që të stërviten nga e hëna.

Ndërkohë, leja nuk është dhënë për kategoritë e tjera të futbollit kosovar. Malisheva, që garon në Ligën e Parë, ka kërkuar që edhe kjo ligë të rifillojë.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i klubit të Malishevës në rrjetin social “Facebook”:

FC Malisheva, kërkon vazhdimin e kampionatit të futbollit edhe për Ligën e Parë
Menaxhmenti dhe lojtarët e FC Malisheva, gjatë gjithë kohës së pandemisë i kanë respektuar rregullat dhe rekomandimet e IKSHP-së, duke i nderprerë të gjitha aktivitetet dhe organizimet sportive.
Ne jemi pro vazhdimit të kampionatit aty ku ka mbetur, ne gjithçka që kërkojmë është të luhet futboll në fushën e gjelbërt, janë edhe 10 javë pra është një pjesë e kampionatit pa u zhvilluar për të cilen lutemi të vazhdojë.
Pas permirësimit të ndjeshëm të situatës me COVID – 19, koha është që ti kthehemi fushave të blerta. Presim nga Federata e Futbollit e Kosovës, që edhe për Ligën e Parë të futbollit në afat sa më optimal të na jepet leja për stërvitje dhe caktimin e datës së vazhdimit të pjesës së mbetur të kampionatit. Poashtu, kërkojmë nga përfaqësuesit e FFK -së, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, që pas shqyrtimit dhe vlerësimit të situatës me COVID -19, të marrin vendimin që jemi duke e pritur ne, e besojmë që edhe klubet tjera të ligës së parë po e presin një vendim të tillë, për vazhdim të kampionatit të futbollit për Ligën e Parë, duke i zbatuar rregullat dhe rekomandimet e nevojshme.
Ne, jemi në pritje, të gatshëm të kthehemi në stadium dhe të tregojmë lojëra të bukura dhe atraktive siç kemi treguar deri me tash.
Me respekt :
FC Malishevaë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se…