Malta do të vazhdojë ta mbështes Kosovën

06 mars 2019 | 12:21

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Maltës, Carmelo Abela.

Në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri ka shkruar se nga kryediplomati i Maltës ka marr konfirmimin se ky shtet do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë

“Malta është njëra nga vendet mike të Kosovës që ka zhvilluar gjithmonë raporte të shkëlqyera me vendin tonë. Ishte kënaqësi ta prisja në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Maltës, Carmelo Abela me të cilin biseduam për bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit, veçmas në këmbimet tregtare dhe kulturore.  Nga ministri Abela mora konfirmimin se Malta do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në anëtarësimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtarë dhe familjen e madhe evropiane!”, ka shkruar Haradinaj.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga nënkryetari Besnik…