Man Unitedi ofron 120 milionë euro për Lopezin, Barcelona refuzon ofertën

04 maj 2026 | 12:34

Barcelona ka marrë një vendim të prerë në mes të zhurmës së afatit kalimtar, duke refuzuar një ofertë prej 120 milionë eurosh nga Manchester United për mesfushorin e talentuar Fermin Lopez.

Sipas mediave spanjolle, pavarësisht shumës së konsiderueshme të ofruar, drejtuesit e Barcelonës e kanë konsideruar shitjen e tij në këtë fazë si një hap të gabuar nga ana strategjike.

Ai vlerësohet për stilin e tij intensiv në presion, lojën vertikale dhe personalitetin në ndeshje të rëndësishme, cilësi që përputhen me identitetin tradicional të klubit.

Nga ana tjetër, Manchester United synonte të përfitonte nga forma e tij në rritje për të siguruar një mesfushor modern, me energji të lartë dhe aftësi për të kontribuar edhe në aspektin ofensiv.

Megjithatë, oferta e majme nuk ka qenë e mjaftueshme për të bindur Barcelonën, e cila ka mbajtur një qëndrim të qartë që lojtari nuk është në shitje.

Megjithëse nuk përjashtohet mundësia që Manchester United të rikthehet me një ofertë tjetër në të ardhmen, qëndrimi aktual i klubit katalanas mbetet i pandryshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fahrije Hoti ka reaguar pas njoftimit nga ish-presidentja Vjosa Osmani,…