Mane nuk dëshiron të largohet nga Bayern Munich

28 maj 2023 | 15:26

Sadio Mane ka planin e njejtë, nuk dëshiron të largohet nga Bayern Munich dhe kjo pritet të konfirmohet me ardhjen e bordit të ri në klub, shkruan Fabrizio Romano.

Sulmuesi i senegalit ka synim fitimin e titujve me bavarezët dhe dëshira e tij i është kumtuar edhe trajneri Tomas Tuchel.

31-vjeçari në sezonin e parë me Bayern Munich është paraqitur në 38 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar 12 gola dhe 6 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauricio Pochettino më në fund e ka nënshkruar kontratën me…