Manifestet e ekstremistëve vrasin tolerancën

17 prill 2022 | 10:47

Shkruan: Astrit Gashi

Manifesti i terroristit ekstremist Anders Behring Breivik i cili drejtohej kundër “marksizmit kulturor” dhe imigrimit tani po realizohet nga vëllau i tij ideor Rasmus Paludan ekstremisti me dy shtetësi që më shumë është i njohur për abuzim seksual me femijë se sa një krytar i një partie ekstreme.

Fondamentalistët, nacionalistët dhe ekstremist të llojeve të ndryshëm se bashku thërrasin për shkatërrim të multikulturalizmit dhe tolerancës ndaj dhe njerëzve me ngjyrë dhe atyre që nuk besojnë si ata.

Ndonjë ekstremistë i tillë i veshur me pushtet në emër të lirisë se shprehjës bënë kërcënim serioz për rendin publikë më lejimin e aktve të shemtura që provokojnë një bashkesi të njerzeve në muaj e ramazanit dhe pikrishtë në lagjet ku ata janë shumicë dhe nuk janë integruar mirë.
Pse?
A është një skenar?
Rickeby!? Råslätt, Kopargarden , Malmö!
Në morem pergjegje!!

Pikrishte aty ku mungon integrimi dhe mund me se lehti të ndodhin trazira dhe prishje të rendit pubilk. Orkestrim i pastër! Leximi mbrapshte i kushtetutes e cila thote se secili ka lirine e shprehjes se mendimit te lire e qe nuk do te thotë se kjo të mbron nga veprime që ofendojne të tjeret. Me këto veprime nuk u lenduan vëtëm police, dogjën vetura por u shkatrruan projektet dhe poltika shumë vjeqare per integrimin në shoqeri të ketyre njerzeve. U dogjen miljarda korna sudeze që taksapaguesit paguan për inegrimin e tyre në shoqeri! E fajtori po dihet dhe duhet të jap llogari për veprime të tilla.

Kur shikoje skena të tilla me vjen të bertas deri në qiell e të them ” O sa mire qe jam shqiptar”
Pse! Sepse në një familje jetojne tre religjione dhe festojne festa e njeri tjetrit.. kjo është toleranca ky quhet civilizim…

Por pse Suedia e amviston Rasmus Paludan të cilin e debuan Franca, Belgjika dhe vëtë Danimarka e pesionoi politikisht. Enti i migrimit suedez i dha shtetësi dhe kjo është pergjegjese për dhunën ndaj forcave të rendit dhe prishjen e rendit publik..

Pse duhet të kthejme Evropën në mesjetë, si në kohën e kryqëzatave të Papë Urbanit II dhe duan të fshijnë arritjet e epokës së iluminizmit dhe racionalizmit e cila e ndau evropjanin nga imperializmi fetar dhe e bëri atë modern dhe racional dhe të hapur ndaj kulturave të tjera.

Pse vallë ngulim këmbë në ushtrimin e shprehjes së lirë, për djegie kur këndvështrimi ynë është aq tepër i ngushtuar sa që vjen në nivelin e atij barbari të parahistorisë që për të libri nuk kishte asnjë vlerë përpos që me nderë me than të fshinte prapanicën me të. Dhe me këtë mendje-ngushtësi që nuk ka vend assesi për tolerancë dhe sjellje të mirë ndaj tjetrit kurrsesi nuk mundë të thuhet se distanca nga këta barbar historik është inekzistente.

Duhet të gjithë të lutemi për qetesi dhe rend publik dhe jo të kokorisim që në emër të emancipimit të kerkojme të ndryshojmë identitete, kultura dhe religjione por të respektojmë secilin të besojë , mendojë si e donë mendja e vete.

Dhuna sjell dhunë secili, vendim i keq perseri duhët të ndreqet aty ku fillon.
Policet, djegjet prishja e rendit publik janë pikrishtë këto qka dojnë ekstremistet të gjitha religjioneve ne manifestet e tyre. Andaj stop dhunës protesto me dinjitet, trego se i perket civilizimit në të kundert dhe ti që prerendon që po mbron librin e shenjte po prishë rendin publik je njesoj ektremistë islamik që nuk keni vend në shoqeri multikulturore. Libri i shenjte Kurani të meson me respektu religjonet dhe kombet tjera. Kurani mbrohet nga zoti jo nga njerzit keshtu shkruhet në librin e shenjte. Duhet urgjent të largohen dhe të denohen nga shoqeria te dy palet ektremiste. Ne shoqerinë e sotme nuk ka vende për njërze të tillë..

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…