Mankenda flet për përballjen me Drenicën: Çdo ndeshje është finale për Prishtinën

03 korrik 2020 | 11:31

Skuadra e Prishtinës sonte takohet me Drenicën në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

Sulmuesi i klubit kryeqytetas, Gauthier Mankenda ka thënë se Drenica ka një skuadër të mirë, por Prishtina kërkon tri pikët e plota dhe se nuk i lejohet më ta bëjë asnjë gabim. Sipas sulmuesit në fjalë, çdo ndeshje është si finale për Prishtinën.

“Ndeshja me Feronikelin kishte shumë rëndësi për ne dhe pas fitores ndaj tyre vetëm sa kemi marrë me shumë vetëbesim për ndeshjen e radhës. Edhe për mua ishte ndeshje e rëndësishme, sepse shënova dhe besoj do të më ndihmojë për vetëbesim personal, por edhe pas kësaj e di që më duhet të jap qindpërqindtë nga vetja ime në të gjitha ndeshjet e mbetura”, ka thënë Mankenda për faqen zyrtare të skuadrës së Prishtinës.

“Na duhet përqendrim maksimal në ndeshjen e radhës, pasi Drenica ka ekip të mirë dhe iu duhet rezultati, por ne kemi përparësinë e fushës sonë. Kemi ekip shumë të mirë, atmosfera po mbizotëron jashtëzakonisht mirë dhe krejt çfarë duhet të bëjmë është të luftojmë maksimalisht për tre pikët. Neve më nuk na lejohen gabimet, çdo ndeshje është e rëndësishme sikurse finale, tani e tutje, na duhet përqendrim maksimal”, ka deklaruar Mankenda.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi sipërfaqen e diellit krijohen tornado gjigantë, me përmasa sa…