Marmarinos përkrah formimin e Kosovës A te femrat

10 gusht 2020 | 18:45

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos, e ka përkrahur formimin e ekipit përfaqësues të Kosovës në konkurrencën e femrave, kategoria seniore.

Sipas tij, është mirë që tash e tutje edhe Kosova do ta ketë përfaqësuesen A e cila mund të jetë konkurruese.

“Basketbolli është sporti i të gjithëve! Më vjen mirë që Federata e Basketbollit e Kosovës po planifikon ta formojë Përfaqësuesen A të femrave, që do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Vajzat e reja tani mund të ëndërrojnë ta përfaqësojnë vendin e tyre. Është më e rëndësishme se kurrë t’i ofrojmë rinisë një ëndërr dhe mënyrën për ta arritur atë. Përshëndes iniciativën e Federatës e cila do të sigurojë të ardhmen e femrave në sport. Shpresoj se e gjithë Kosova do ta përqafojë këtë përpjekje. Unë me siguri do të jem një nga tifozët! GO KOSOVA!!”, ka thënë Marmarinos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jadon Sancho do të mbetet në Dortmund! Sulmuesi nuk do…