Marotta: Jemi krenar që ndodhemi në finale të Ligës së Kampionëve

05 qershor 2023 | 16:24

Giuseppe Marotta, CEO i Interit, përshëndeti gazetarët e pranishëm në ditën e medies së zikaltërve përpara finales së Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu është shprehur i lumtur për këtë finale të arritur.

“Një aventurë ka filluar këtu në Appiano që na ka sjellë sot në hapin më të lartë të futbollit, e them këtë me krenari të madhe, në emër të të gjithë klubit. Është hera e gjashtë në historinë e klubit që prezantohemi në një finale të Ligës së Kampionëve. Ne jemi të gatshëm ta nderojmë këtë emërim në mënyrën më të mirë të mundshme, duke respektuar një kundërshtar të madh”, është shprehur Marotta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Igli Tare nuk do të jetë më drejtori sportiv i…