Marquez: Do t’i thyej rekordet e Rossit

10 tetor 2019 | 13:56

Marc Marquez e fitoi në Tajlandë titullin e tetë kampion në karrierën e vet (6 në Moto GP), duke qenë kështu vetëm një titull larg një legjende të këtij sporti si Valentino Rossi.

Dy pilotë që nuk kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre. Piloti spanjoll i Hondas shprehet se një ditë do ta mposhtë rivalin e tij jo vetëm në pistë, por edhe në rekorde.

“Unë kam besim se mund të arrij ta kap atë që e ka arritur Rossi. E kam mundur në pistë, tani do ta mund në statistika”, ka thënë Marquezi, duke shtuar se: “Rossi mbetet një legjendë, një frymëzim për ne që jemi në këtë sport, por rekordet janë bërë për t’u thyer.  Gjithsesi, ka ende kohë për të shkuar te shifrat e vendosura nga Rossi. Tani mendoj për ta mbyllur këtë sezon me të tjera fitore dhe duke hedhur bazat për 2020-n”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe drejtori i…