Marrëveshja Kosovë-Serbi është e nevojshme, nismat rajonale të jenë gjithëpërfshirëse

20 korrik 2022 | 14:11

I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka vlerësuar se vazhdimi i situatës pa zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbinë shkon në dëm të dyjave vendeve  dhe që çon ujë në mullirin e atyre që duan stagnim.

Peach ka thënë se kjo e bën të nevojshme marrëveshjen në mes të dy shteteve.

“Sipas meje një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe e qëndrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë është e nevojshme sa më parë që të jetë e mundur: saktësisht kur arrihet ajo, është në dorën e palëve”, është shprehur ai për “Klan Kosovën”.

Më tutje, ai ka folur edhe për nismat rajonale siç është “Ballkani i hapur”, ku ka theksuar se në nisma të tilla të gjitha vendet duhet të jenë të barabarta.

“Mirëpres nismat që janë në mbështetje të bashkëpunimit rajonal, integrimit ekonomik dhe hapjes së tregjeve, të cilat ofrojnë përfitime reale për rajonin në tërësi. Është e domosdoshme, sidoqoftë, që të gjitha këto procese të jenë gjithëpërfshirëse dhe të hapura për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në kushte të barabarta. Ekziston gjithashtu nevoja për dekonflikt, dhe për të siguruar skema të reja që plotësojnë iniciativat ekzistuese”, ka thënë ai.

Peach ka thënë se Britania e Madhe mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, derisa ka shtuar se inkurajojnë pesë vendet mosnjohëse të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Të gjithë e dimë që Serbia edhe…