Marrëveshja për anëtarësim në Bordin e Paqes, Selimi: U bllokua nga VV-ja
15 prill 2026
| 19:13
Ish-zv.ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, thotë se një javë pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani, VV hodhi poshtë kërkesën e saj për të ratifikuar marrëveshjen e anëtarësimit në Bordin e Paqes.
Ai deklaron se opozita ishte pro ratifikimit, po një gjë e tillë ngeci në parlament pas kundërshtimeve të VV-së.
Postimi i tij plotë:
Vetëm një javë pasi mbaroi mandati i ish-Presidentes Osmani, regjimi në pushtet në Kosovë e hodhi poshtë kërkesën e paraqitur prej saj për të ratifikuar marrëveshjen e anëtarësimit në Bordin e Paqes. Partitë opozitare ishin pro, por ratifikimi ngeci në parlament pas kundërshtimeve të VV-së.



